25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Blegtorët ende i presin subvencionet, paralajmërojnë bllokadë të rrugëve

Blegtorët e Kërçovës, por edhe të rajoneve të tjera ende nuk i kanë marrë subvencionet për vitin e kaluar 2020, ndërsa tashmë po kalon muaji i gjashtë kalendarik i viti 2021.

Disa herë paralajmërohej se subvencionet fillimisht do të paguhen në mars apo prill, pastaj në maj apo qershor, por edhe pas gjysmë viti, subvencionet për vitin 2020 nuk i kanë marrë”, deklaroi për MIA-n kryetari i Shoqatës së Blegtorëve nga ky rajon, Ajradin Bajrami.

Shtoi se punët po zhvillohen në mënyrë gjithnjë e më të pavolitshme dhe në dëm të tyre, mundi i tyre gjithnjë e më pak po vlerësohet, ndërsa detyrimet që i kanë po rriten gjithnjë e më shumë.

Paralajmëroi se blegtorët synojnë së shpejti t’i bllokojnë rrugët dhe të dali para Qeverisë, nëse nuk u paguhen subvencionet deri në fund të këtij muaji.

Të fundit