25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Blerim Sejdiu zgjidhet nënkryetar i Lëvizjes Besa

Sonte kryesia qendrore e Lëvizjes BESA mbajti mbledhjen e saj
të parë ku u zgjodhën organet e partisë duke filluar nga nënkryetarët, sekretarin
gjeneral si dhe zëdhënësin e partise. Me shumicë votash kryesia qendrore për
nënkryetar zgjodhi, Fatmir Limanin, Blerim Sejdiun dhe Besa Kadriun. Po ashtu,
sekretar gjeneral u zgjodh Abdush Demiri, ndërsa zëdhënës i partisë u zgjodh
Faruk Avdiu.

Pas zgjedhjes si nënkryetar të partisë z. Blerim Sejdiu ka falemenderuar kryesin e partisë që i dhan besimin të përfaqësoj partinë si Nënkryetar i Lëvizjes Besa.

” Faleminderit Kryesisë së Lëvizja BESA me në krye Bilall Kasami, që më dhanë besimin të përfaqësoj partinë me pozicionin Nënkryetar i Lëvizjes. Këtë përgjegjësi do e kemi emanet që të përfaqësojmë sa më denjësisht interesat e qytetarëve, kado që i kemi ata!

Na prift e mbara, bashkë me të gjithë ju!

Faleminderit të gjithëve

Të fundit