19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Blerja e aparateve për kumar, reagon lëvizja Anti Boxhoz | VIDEO

Lëvizja Anti Bixhoz, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë  që videollotaria shtetërore e Maqedonisë, do të furnizohet me 1500 aparateve për kumar, vlera e të cilave do të arrijë mbi 6.5 milion euro. Nga kjo Lëvizje për Televizionin Koha kanë thënë se ky është një vendim skandaloz, pasi që qeveria në vend se të merret me zgjidhjen e problemit të kazinove ajo stimulon këtë veprimtari edhe më tej.

Kjo është skandaloze që ndodh tani kur të gjithë partiët politike si Mmaqedonese ashtu edhe shqiptare dhe të zgjedhurit e popullit pra deputetet të cilët e kanë për obligim të mbrojnë interesin e qytetarëve këta punojnë pas shpine pasi dje të njejtit votuan që në vlerë prej 6.5 milionë euro të blejnë aparata shtesë për kumarë mbi 1500 aparata nga një firmë bullgare të cilët edhepërkundër deklarimeve nga kryeministri se është alarmante gjendja në Maqedoni të njejtit pra qeveria nga paratë e popullit blen aparate për shkatërimin e kësaj rinie” tha Jushi Emërllau, nga lëvizja Anti Bixhoz, transmeton Televizioni Koha.

Ai ka thënë se pikërisht kjo garniturë qeveritare ka bllokuar ligjin për kazinot.

“Është turp që partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë  të mos e ngrejnë zërin dhe të jenë kundër këtji vendimi dhe ta bllokojnë këtë ligjn që mos të kalojë.Nga njëra anë premtojnë se ligji do të kalojë dhe nga ana tjetër ata edhe më tutje këtë popull e zhytin në kët llum të pistë dhe ne si lëvizja Antibixhoz do të reagojmë dhe të marim masa dhe do të marim masa shumë më radikale sepse deri tash I kemi lutur në mënyrë demokratike të zgjedhin dhe të sillet kyi ligj”, tha Emërllau, transmeton Televizioni Koha.

Blerja e aparatave është thikë pas shpine për Lëvizjen Antibixhoz, si nga partitë në pushtet poashtu edhe nga partitë në opozitë.

“Është e vërtetë se është një thiëk pas shpine nga të gjitha partitë politike si pozita edhe opozita sepse të gjithë marrin pjesë në komisionin për financa dhe buxhet dhe në anën tjetër ndodhë e kundërta,  kalon ligji në parlament dhe unë nuk e dëgjoj zërin e  të zgjedhurve shqiptarë  të popullit dhe kjo është e vërtetë se kjo është një thikë pas shpine edhe ndaj qytetarëve por edhe ne si Lëvizje Antibixhozë”, tha ai, transmeton Televizioni Koha.

Blerja e aparatave shkaktoi edhe përplasje në kuvend mes deputetëve, ndërsa askush nuk jep përgjigje se pse ligji për lojrat e fatit prolongohet kaq gjatë.Nga kjo Lëvzije kanë thënë se situata do të radikalizohet nëse deri më 12 shkurt nuk sillet ligji për lojrat e fatit, I cili tashmë zvarritet një vit.Sipas informacioneve në dy debatet publike dhe në komisionin për financa dhe buxhet është pranuar kërkesa e kësaj levizje që objektet e lojrave të fatit të jenë 3 kilometra larg vendbanimeve por nuk është vënë në rend dite për miratim në kuvend.

Urim Hasipi – Tv Koha

Të fundit