18/04/2024
5.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Boçvarski: Punimet në Korridorin 8 do të fillojnë këtë vit, vijon përzgjedhja e konsulentit

Ndërtimi dhe përfundimi i akseve të autostradave Tetovë-Gostivar, Gostivar-Kërçovë dhe Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë ndodhen në planet e kësaj Qeverie dhe në të punohet me përkushtim, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës së tij në Gostivar.

Ai pret që këtë vit kompania amerikano-turke “Behtel – ENKA” të fillojë punën në akset e korridoreve panevropiane. I pyetur se kur do të fillojë rindërtimi dhe rikonstruksioni i seksionit përmes fushës së Pollogut, ministri sqaroi se aktualisht në NP Rrugët shtetërore është një procedurë për përzgjedhjen e një kompanie konsulente, e cila nëse zgjidhet do të hyjë në negociata të drejtpërdrejta me kompaninë “Behtel” e cila është e përcaktuar të punojë në këto akse, për çka u votua ligji në Kuvend.

“Dua t’i bind qytetarët se Qeveria po kujdeset për përfundimin e Korridorit 8. Pres që këtë vit të fillojë zbatimi i tij dhe të vazhdojë edhe në vitet në vijim, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një intervenim voluminoz infrastrukturor. Aksi rrugor Gostivar-Tetovë është pjesë e atij korridori dhe është plan i Qeverisë për rindërtim dhe përmirësimin, sikurse edhe të tjerat në këtë korridor”, tha ministri Boçvarski.

Të fundit