19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Bogorodica” e hapur, “Evzoni” i mbyllur për hyrje në Greqi

Vendkalimi kufitar Bogorodicë prej sot është i hapur për dalje dhe hyrje në vend, por nga ana fqinje kufiri tokësor i Greqisë mbetet i mbyllur për hyrjen e turistëve dhe udhëtarëve të paktën deri më 1 korrik.

Nga shërbimi kufitar kujdestar informojnë se nëpunësit kufitar grek sot sërish i kanë kthyer prapa të gjithë turistët, madje edhe nga zona Shengen dhe BE, për hyrje në Greqi i kanë orientuar të udhëtojnë përmes Bullgarisë, ndërsa përmes Evzonit aktualisht lejohet vetëm dalje e të gjithëve që largohen nga Greqia.

Përjashtim për hyrje në Greqi bëhet vetëm për udhëtarë të cilët kanë qëndrim të rregullt në Greqi, si edhe për qarkullimin transitor i cili zhvillohet si në raste normale.

“Prej sot hyrje e lirë në vend u lejohet shtetasve grek, por prej sot në mëngjes për hyrje në vend janë regjistruar vetëm dhjetëra automjete greke”, thanë sot nga shërbimi kujdestar në VK “Bogorodicë”./Telegrafi/

Të fundit