25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Boki 13 kërkoi pezullim të paraburgimit për shkak të nevojës për regjim higjieno dietik

(MIA) – Avokati Vasill Dimishkov, vëllai i gjykatëses Vesna Dimishkova sot dëshmoi për lëndën “Reket” në të cilën janë të akuzuar Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe Katica Janeva. Dimishkov ka qenë avokat i Lidhjes ndërkombëtare, kryetar i së cilës është Boki 13 dhe avokat i Stopanska bankës Manastir, në të cilën është aksionar edhe biznesmeni Jordan Kamçev.

Dimishkov tha se ka pasur takim me Kamçevin në të cilën i është dhënë urdhër gjyqësor të nënshkruar nga motra e tij, gjykatëse e procedurës paraprake Dimishkova. Në pyetjen e mbrojtjes ai tha se ka konsideruar se duan ta shfrytëzojnë, gjegjësisht motra e tij të përjashtohet si gjykatëse e procedurës paraprake.

Në pyetjen e prokurores Vilma Ruskoskës që të përgjigjet me “po” ose “jo” nëse ai i ka vënë në dukje se nuk mund ta ndihmojë në rastin “Perandoria” si avokat dhe se duhet motra e tij të përjashtohet, Dimishkov tha se”urdhri nuk ka qenë ende lëndë e formuar”. Ndaj kësaj reagoi avokati Sashko Dukovski se dëshmitari është keqtrajtuar nga Ruskovska. Megjithatë, Duimishkov nuk dha përgjigje konkrete në pyetjen e prokurores.

Dimishov ka pasur takim me drejtorin e Odës ekonomike Manastir, Vladimir Evtimovski, i cili ka thënë se Kamçev ka dashur të takohet me të lidhur me rastin që udhëhiqet kundër tij. Sipas tij, takimi është realizuar, Kamçev i ka ofruar të marrë pjesë në ekipin e avokatëve për mbrojtje në lëndën, në çka dëshmitari i është përgjigjur se do të formojë çmim për shpërblim dhe do ta njoftonte dhe se pastaj më nuk janë parë.

Avokati Dukovski, nga Këshilli gjyqësor kërkoi t’i pezullohet paraburgimi i Boki 13 sepse, sipas tij janë ndërprerë rrethanat për mbajtje të mëtutjeshme në paraburgim, e të cilat janë parashikuar me anëtarin që parashikon rrezik për arratisje.

Prokurorja tha se kundërshton çfarëdo qoftë mendimi për pezullim të paraburgimit për shkaqe se, siç tha, se policia nuk e ka gjetur të pandehurin në bibliotekë, por se i pandehuri është arrestuar në kufi në përpjekje që të ikë.

Kërkesë për pezullim të arrestit kërkoi edhe i pandehuri Jovanovski, para se gjithash tha se është gënjeshtër se është përpjekur të ikë, por se ka pasur pushim të rezervuar shtatëditorë në Mykonos, në Greqi.

Lënda vazhdon të enjten e ardhshme me dëshmim të Vladimir Tidorovski dhe ditën e ardhshme me Dejan Pandelevskin. mb/

Të fundit