29/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Boki 13 ofron 143 mijë euro garanci në pronë për dënim më të lehtë të paraburgimit

Mbi 143,000 euro garanci në pronë, dokumentacion mjekësor për të thatin në lukth si dhe prova që Bojan Jovanovski-Boki 13 kur është arrestuar ka qenë në vendkalimin kufitar prej ku ai do të udhëtonte në pushime, ishin garancitë e Boki 13 dhe mbrojtjes së tij të cilat sot u dorëzuan dhe u arsyetuan në seancën publike para Këshillit gjyqësor në Gjykatën e Apelit Shkup për ankesën e të pandehurit për heqjen e masës së paraburgimit.

Garancia e pronës, siç e shpjegoi avokati i tij, Sasho Dukoski, është gjysma e shtëpisë së prindërve të tij dhe gjysma e dytë, ideale e po të njëjtit objekt në pronësi të kushëririt të tij të parë, si dhe një dyqan në emër të nënës së tij.

Jovanovski para Këshillit u ankua për kushtet në njësinë e paraburgimit pasi, siç tha sipas raporteve mjekësore duhet të mbajë një regjim dieto-higjienik për shkak se ka të thatë në lukth i cili tashmë disa herë është rritur. Boki 13 tha se ndjehet i diskriminuar për shkak të paraburgimit se nuk kishte formuar familje më të ngushtë dhe potencoi se ai është i vetmi i akuzuar i cili nuk dëshmori para prokurorit, pasi që kur duhej kjo të ndodhë, ai u bë më keq nga shantazhet e prokurores Vilma Ruskoska e cila e “detyroi” të thotë që Katica Janeva dhe Frosina Remenski kanë punuar diçka ilegalisht. MIA.ls/fab

Të fundit