Bolsonaro: Korona është si shiu, në fund të gjithë do të lagen - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Bolsonaro: Korona është si shiu, në fund të gjithë do të lagen

Presidenti brazilian Zhair Bolsonaro, i cili është i infektuar me koronavirus, e krahasoi sëmundjen me shiun, duke theksuar se në fund të gjithë do të lagen.

Bolsonaro, i cili që në fillim të pandemisë e nënvlerëson seriozitetin e koronavirusit, duke e quajtur “grip të vogël”, tha se nuk është i befasuar që është infektuar.

Ai shtoi se ka simptoma të buta dhe se ndjehet mirë, lajmëroi Bi-Bi-Si.

Bolsonaro të dielën ishte fotografuar pa maskë në kremtimin e Ditës së pavarësisë në Ambasadën amerikane, ndërsa disa ministra brazilianë për momentin janë në izolim derisa i presin rezultatet e testit.

Brazili është një ndër vendet më të rrezikuara në botë, me pothuajse 1,7 milionë të infektuar dhe rreth 67.000 të vdekur nga Kovid-19.

Related posts

Zvicër/Kovid-19: Të dhëna personale për tavolinë në objektet hotelierike

Televizioni Koha

Janë regjistruar 25 raste të reja me Kovid-19, gjithsej të diagnostikuar 1.817, të shëruar tetë, tre të vdekur

Televizioni Koha

Ja sa ka pasuri presidenti i Kosovës

Televizioni Koha

Leave a Comment