25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bombat ruse godasin aeroportet në pjesën perëndimore të Ukrainës

Bombat ruse po godasin pandërprerë aeroportet në pjesën perëndimore të Ukrainës, në afërsi të qyteteve Lutsk dhe Ivano-Frankiivisk.

Këto zona janë larg vendit ku janë të stacionuara trupat ruse – ku shumica e pjesës perëndimore e Ukrainës ka mbetur e paprekur deri më tani.

Ndryshe Ukraina ka hyrë në ditën e 16 të agresionit rus, ku po zhvillohen luftime të ashpra mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse.

Në anën tjetër dje në Turqi janë takuar ministri i Jashtëm ukrainas dhe ai rus, për të diskutuar për situatën në Ukrainë dhe për arritjen eventuale për armëpushim.

Të fundit