29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Borë në Gjurishtë, më ftohtë në Mavrovë dhe Lazaropole

Sinoptikanët për sot paralajmërojnë mot të vranët me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në malet dhe në disa vende më të larta reshje të borës. Pasdite reshjet do të ndërpriten, por do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila përforcohet përgjatë Vardarit.

Sipas parashikimit të motit, nga herët në mëngjes në ora 4 borë ka në Mavrovë dhe Gjurishtë, ndërsa në Kriva Pallankë ka reshje të shiut dhe borës.

Deri në orën 7 më shumë shi kanë reshur në në Berovë – 22 litra për metër katror dhe më ftohtë ka qenë në Mavrovë dhe Lazaropole ku janë matur -2 gradë.

Temperatura maksimale për sot do të sillet në interval nga 4 deri në 12 gradë.

Në Shkup do të mbajë moti i ngjashëm me erë të lehtë deri të fuqishme veriore. Pasdite do të ketë kushte shiu të shkurtra dhe pasdite vranësirat do të ulen. Temperatura maksimale do të arrijë në nëntë gradë. MIA.mb/

Të fundit