28/06/2022
31.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Borisov: GERB me 59 vota pro mbështet propozimin francez për Maqedoninë e Veriut

Ish-kryeministri bullgar dhe lideri i partisë Qytetarët për Zhvillim Evropian të Bullgarisë (GERB), Bojko Borisov i bëri thirrje sot kryeministrit bullgar Kiril Petkov që të paraqesë zyrtarisht në Asamblenë Kombëtare të Francës propozimin e presidencës franceze të BE-së për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Borisov tha se grupi parlamentar i partisë së tij prej 59 deputetësh do të mbështesë “propozimin francez” në seancën plenare.

Propozimi i kryesimit francez të BE-së për Maqedoninë e Veriut është më i miri, tha Borisov, duke u pajtuar me deklaratën e dhënë më parë të presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev për propozimin e Francës.

Radev paradite nga Plovdivi porositi se “propozimi francez” është më i mirë për Bullgarinë, por se politikanët bullgarë nuk duhet të përshpejtojnë të shpallin fitore historike, sepse dokumentet e propozuara nuk japin mjaft garanci për mbrojtjen e interesave të Sofjes.

Të fundit