23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Borisov: GERB vendosi ta kthejë mandatin për formimin e Qeverisë së re bullgare

Kryeministri bullgar në dorëheqje, Bojko Borisov, në orët e hershme të mëngjesit ka mbajtur një fjalim befasues nga shtëpia e tij në Banki, në shoqërim të kandidatit për kryeministër të koalicionit GERB-SDS, Daniell Mitov, Cveta Karajançeva, kryetares së grupit të deputetëve Desisllava Jatanka Atanasovska dhe kryetares së Qytetit të Sofjes, Jordanka Fandakov.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, ai ka kërkuar nga udëheqësia e GERB që t’ia kthejë mandatin presidenti Rumen Radev për formimin e Qeverisë së re bullgare.

“Informoni kryesinë se ky është vendim i Komitetti ekzekutiv. Shkoni, kthehuni dhe punoni në Parlament. Bullgarët janë popull i mençur dhe për këtë shkak nuk na lanë të udhëheqim vetë”, komentoi Bojko Borisov.

Të fundit