25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Borrell: Parimi i konsensusit nuk është një zgjidhje e mirë për vendimmarrjen në BE

“Sot nuk është një ditë e mirë, sepse ne duhet të kishim filluar procesin e anëtarësimit me dy vende, por nuk mundemi, sepse një vend po bllokon të gjithë procesin e zgjerimit”, tha në Bruksel Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell para samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Ai shprehu pakënaqësinë për mungesën e progresit në Bullgari lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke shtuar se kjo tregon se parimi i konsensusit nuk është një zgjidhje e mirë për vendimmarrjen në BE.

“Ky rast dëshmon edhe një herë se konsensusi është problem në vendimmarrje. Ne nuk mund të vazhdojmë, sepse një vend po bllokon gjithë procesin”, tha Borrell.

Të fundit