Në zemër të Malit Sharr 20 kilometra në perendim të Tetovës gjendet fshati Bozovcë. Ky fshat ka 150 shtëpi, prej të cilave 60 të banuara me reth 300 banor. Pjesa tjetër e banorëve vite më parë kanë mare rrugën e gurbetit dhe ata sot punojnë në Gjermani, Zvicër, Itali dhe vende të tjera anembanë botës.
Bozovca dikur fshat me mijëra bageti e gjallëri, të ndare në disa mehalla si ajo e Fandëve Çajanëve, Lusjanëve, Hodallarëve, Topajanëve, Brajçeve dhe Shtrezjanëve , sot kujton me mall të kaluarën, por mburet edhe me burrat e saj që gjithmonë dhanë dhe japin kontribut të vecantë për fshatin dhe mbarë shqiptarinë si Fadil Sulejmani, Hoxhë Ramadani dhe Lazim Destani.
Një komision prej 8 anëtarësh nga ky fshat, mori një iniciativë për rregullimin e rrugëve të fshatit, shkollës, xhamisë dhe ndërtesës së bashkësisë lokale, iniciativë të cilën menjëher e mirëpriti bashkfshatari i tyre Lazim Destani, i cili edhe më par ka ndihmuar Bozovcën me shtruarjen e të gjitha rrugëve me bekaton dhe duke dhënë kontribut të konsiderueshëm edhe në ndërtimin e xhamisë, ambulancës dhe objektit të bashkësisë lokale.
Projekti u realizua me sukses dhe Bozovca këtë verë gjallëroi dhe frymoi si dhjetera vite më parë. Tani në çdo rrugicë të katundit mund të qarkullohet pa problem, xhamia e fshatit është bërë një faltore e vërtetë, shkolla e renovuar priti nxënesit ne fillimin e vitit të ri shkollor.
Në hyrje të fshatit, tanimë ka një vend parkim ku mund të parkohen dhjetëra vetura. Ky parking lidh dy rrugët e fshatit në formë të një qarkore e cila lidh qendrën e fshatit me këta dy rrugë të shtruara me bekaton dhe të mbrojtura me mure mbrojtëse. Nxënësit e shkollës fillore Besa, këtë vit shkollor janë shumë të gëzuar sepse shkolla e tyre ka kushte më të mirë për zhvillimin e procesit mësimor si në hapësirat e brendshme ashtu edhe në hapësirat e jashtme të saj. Në hyrje të fshatit Bozovc afër shkollës fillore Besa gjendet edhe objekti i bashkësisë lokale, i cili mori një pamje krejt ndryshe. Tani ky objekt është më funksional dhe do të ju shërbejë bozovcalinjëve për takime të ndryshme dhe për organizimin e solemniteteve familjare.
Xhamia e fshatit Bozovcë ka ndryshuar komplet pamjen e saj si brenda ashtu edhe jasht. Krahas investimeve infrastrukturore në oborin e saj, xhamia në brendi karakterizohet me një kolorit të vecantë duke kombinuar me mjeshtëri të rralë muret, dyshemenë dhë çardakun e xhamisë të mbuluar me nje velo të bardh.
Të gjitha investimet që u bënë këtë verë në Bozovcë do të risin edhe numrin e turistëve që frekuentojnë për të shijuar bukuritë e Malit Sharr e që shpeshherë vendtakimin e parë e kanë mu në këtë fshat. Bukuritë natyrore janë mahnitëse. Tani në Bozovcë ka hapësirë dhe kushte shum më të mira edhe për mysafirët e shumtë që për çdo vit nga të gjitha trojet shqiptare vizitojnë manifestimin tradicional Karnevalet Ilire që organizohen nga mësuesi i fshatit Neshat Mehmedi. Përmirësimi i infrastrukturës sigurisht që në të ardhmen do të ngjall edhe manifetime te tjera që viteve të fundit u haruan si shënimi i ditës së verës te Guri i Caucës dhe panairi i blegtorisë e veshëmbathjeve që para 300 viteve tradicionalisht çdo vitë nga banorët e Bozovcës është mbajtur në Leshnic. Në këtë panair në atë kohë blegtorët kanë prezantuar produktet e tyre, mjaltin, djathin, kashkavallin, bagëtinë por edhe kanë shitur gëzofa, lurka, çorape, openga dhe veshëmbathje tjera. Sot në Bozovc ka shumë pak bagëti e koshere bletësh, por oborret e atyre familjeve që vazhdojnë të jetojnë në Bozovc, janë shum mirë të rregulluar me lule dhe pemë nga më të ndryshmet, kurse ne familjen e Zemri Vejselit nuk mungojnë as kosheret e bletëve që prodhojnë mjaltin më të shëndoshë me 100% bio në këto anë.
Fshatarët e Bozovcës janë shum të lumtur dhe mirënjohës për veprën e madhe që bëri për ta filantropi Lazim Destani. Ata shpresojnë se me përmirësimin e kushteve të jetesës në fshat do të nxis edhe më shumë kureshtjen për të vizituar këtë vendbanim jo vetëm të bashkëfshatarëve të tyre që sot janë shpërngulur në qytet e gjetiu, por edhe të turistëve nga vendi e bota, hulumtues të bukurive natyrore.
Rregullimi i fshatit më jep kurajo që gjithmonë dhe më shpesh të vizitoj vendlindjen time. Unë këtu kam shtëpi dhe gjithmonë këtu do të kthehem u shpreh një mërgimtar i këtij fshati që së bashku me familjen e tij 20 anëtarëshe punon dhe jeton në Itali.
Anetari këshillit të fshatit Neshat Mehmedi shpreson se me përmirësimin e kushteve do të shtohet malli tek bozovcalinjt për vendlindjen e tyre dhe ata me më shumë kënaqësi do të vijn më shpesh në fshatin e tyre, në fshatin e të parëve të tyre.
U ndame nga Bozovca dhe bozovcalinjët me një përshtypje shumë pozitive, falë investimeve të bëra nga biznesmeni Lazim Destani, për ti dhënë shtytje edhe komunës së Tetovës, të bëjë përpjekje për të rregulluar rrugën që shpie në këtë fshat nga Tetova, sepse kjo rrugë është në gjendje shum të rëndë veçanërisht për qarkullim gjatë muajëve te dimrit.
Bozovca ndryshon, dhe do të ndryshojë edhe në të ardhmen falë njerëzve të mëdhenjë si LAZIM DESTANI.
Emision dokurealizuar nga ekipi i Televizionit KOHA.