28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

BQE vazhdon me blerjen e obligacioneve

Banka Qendrore Evropiane (BQE) nuk gjunjëzohet dhe do të vazhdojë të blejë obligacione atë e theksoi sot anëtari i Bordit Ekzekutiv të BQE-së, Izabel Shnabel, në kthim të gjykimit të Gjykatës Kushtetuese gjermane se banka duhet ta arsyetojë programin për blerje.

Siç deklaroi tashmë kryetarja e BQE-së, Kristin Lagard, “ne nuk gjunjëzohemi dhe jemi të gatshëm dhe të autorizuar të ndërmarrim aksion”, deklaroi ajo për La Republika, e cila ishte emëruar për atë vend nga ana e Gjermanisë.

“Ne do të vazhdojmë ta zbatojmë Programin për furnizim të sektorit publik (PSPP), si dhe masa tjera të politikës monetare, në pajtim me mandatin tonë. Tregjet supozohet se e kuptuan mirë atë porosi”, shtoi ajo.

Gjykata Kushtetuese gjermane javën e kaluar solli vendim se BQE me blerjen e obligacioneve nuk i ka shkelur autorizimet, por nuk e respekton parimin e proporcionalitetit të asaj mase me efektet e politikës fiskale dhe ekonomike të vendeve-anëtare.

Për atë, ata i dhanë institucionit monetar qendror tre muaj t’i “mbulojë transaksionet” në korrnizat e programit kontestues me vendime adekuate, duke shtuar se në të kundërtën banka qendrore gjermane më nuk do të mund të marrë pjesë në të.

Ashtu, gjykata gjermane de fakto e diskutoi gjykimin e Gjykatës Evropiane për drejtësi se programi për blerje të obligacioneve është në pajtim me rregulloret e BE-së. sa/

Të fundit