29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bregu: Protokollet italiane për mjekimin e Kovid-19 u dorëzohen Qeverive të Ballkanit Perëndimor

Protokollet italiane për mjekimin e pacientëve të prekur nga Kovid-19, të përkthyera në të gjitha gjuhët e vendeve të rajonit, tani janë në dispozicion të qeverive dhe punonjësve shëndetësorë dhe institucioneve, kumtoi sot Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (KRB).

“Duke e pasur parasysh gjendjen momentale në luftën kundër epidemisë me virusin që e shkakton sëmundja Kovid-19 në Ballkanin Perëndimor, si dhe përvojën e madhe që e fitoi Italia në mjekimin e pacientëve të infektuar me këtë virus, autoritetet italiane i vënë në dispozicion instruksionet e veta operative për mjekim, me ç’rast KRB e pati rolin modest për t’i përkthyer në të gjitha gjuhët dhe t’i shpërndajë materialet”, sqaroi Bregu.

Udhëzimet operative në pjesën më të madhe janë rezultat i infektologëve, pulmologëve, internistëve, specialistëve të mjekësisë emergjente, mirëmbajtësve të higjienës dhe ekspertëve të tjerë mjekësorë, të cilët pjesën më të vështirë të pandemisë me virusin e kaluan në spitalin Papa Xhovani XXIII në Bergamo, thuhet në kumtesën e KRB-së.

Të fundit