29/11/2023
4.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Brenda një jave 140 raste pozitive me Covid, 13 persona janë shtruar në Infektiv , sipas epidemiologëve lloji i ri nuk është kërcënim serioz,

Në periudhën prej një jave, nga gjithsej 635 testime, 140 kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, njoftoi për Meta.mk, drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Shaban Memeti. Ai bën me dije se aktualisht, nga sot, 9 tetor, në Klinikën Infektive janë të shtruar 13 pacientë, prej të cilëve katër janë me mbështetje oksigjeni dhe një pacient në ventilim mekanik joinvaziv.

Në Ohër dy pacientë me Covid janë të shtruar në spitalin e përgjithshëm dhe të dy janë në mbështetje të oksigjenit.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 2.248.188 testime, ndërsa numri i testeve pozitive është 349.493.

Meta.mk iu drejtua Ministrisë së Shëndetësisë për informacione dhe të dhëna nëse ka vaksina për Covid, si dhe sa janë vaksinuar në periudhën e kaluar, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Më 16 gusht të këtij viti, Meta.mk shkruante se lloji i ri nuk është kërcënim serioz, sipas epidemiologëve. EG.5, ose Eris, është varianti i ri i Covid-19 që është bërë dominues në Shtetet e Bashkuara dhe është i pranishëm edhe në Kinë dhe Britaninë e Madhe. Prevalenca e llojit të ri po rritet dhe simptomat janë zakonisht dhimbje koke, zëri i ngjirur, dhimbje muskulore dhe shqisa e ndryshuar e nuhatjes.

A duhet të shqetësohemi për këtë lloj të ri? Epidemiologët thonë – jo.

“Ky është një virus, dhe një virus transmetohet lehtësisht, ai ndryshon lehtësisht. Covid do të ketë kushedi sa variante, por është e rëndësishme që nuk ka asnjë variant që do të na sëmurë për të cilin ende nuk kemi një përgjigje imune. Kemi kaluar disa variante deri më tani, do të ketë të reja, por nuk do të jetë dramatike. Është e rëndësishme që virusi të mos jetë vdekjeprurës, të mos jetë aq i zhvilluar, në mënyrë që të mos prodhojë pamje klinike të vështira. Ky lloj Eris nuk është i tillë”, thotë epidemiologu dr. Aleksandar Stojanov.

Të fundit