20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Britania e Madhe dhe BE-ja bien dakord të koordinojnë sanksionet kundër Rusisë

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss në një postim në Twitter, ka njoftuar se gjatë një telefonate me shefin e politikës së jashtme evropiane të BE-së, Josep Borrell, kanë ranë dakord se Britania dhe BE-ja do të koordinohen për të dhënë sanksione të shpejta kundër regjimit të Putinit dhe do të qëndrojnë krah për krah me Ukrainën.

Ajo shtoi se ka folur gjithashtu me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba për t’i ofruar mbështetjen e plotë të saj dhe për të diskutuar sanksionet që Britania e Madhe do të zbatojë kundër Rusisë me aleatët.

Të fundit