25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Britania e Madhe punon për një testi të ri 20-minutësh për Kovid-19

Ministria britanike e Shëndetësisë e ka bërë publike fillimin e hulumtimit të një testi të ri për Kovid-19, me të cilin do të nevojiten vetëm 20 minuta që të merren rezultatet.

Provat e testit të ri, i cili zbulon nëse njerëzit kanë virus apo jo, filloi në Hampshir.

Ministria komunikoi se metoda e re e testimit “doli të jetë efektive në kushtet klinike”.

Testi do të testohet në departamentet e urgjencës, dhe plani i testit do të përfshijë rreth 4.000 njerëz dhe do të zgjasë deri në gjashtë javë.

Suksesi i testit të ri do t’i mbështesë planet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për përballje me valën e dytë të infeksioni me koronavirus në vend. mb/

Të fundit