23/04/2024
8.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Broshura me këshilla për shtatzëni dhe Kovid-19

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me UNFPA dhe HERA ka përpiluar broshurë dedikuar për shtatzëna me këshilla për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe parandalim nga virusi Kovid-19. Broshura i këshillon gratë shtatzëna cilat janë simptomat e koronavirusit, çfarë nëse infektohen, nëse janë në rrezik më të madh nga të tjerët, nëse virusi mund të përcillet te foshnja e tyre dhe informacione të tjera të dobishme.

“Janë përgatitur edhe rekomandime të reja dedikuar për punonjësit shëndetësorë për veprim me pacientet shtatzëna gjatë pandemisë me Kovid-19, me qëllim që informimi i tyre i drejtë dhe ndjekja përkatëse gjatë shtatzënisë, si dhe në periudhën pas lindjes. Këtu ka këshilla të dobishme për parandalim të përhapjes së infektimit me koronavirus, si dhe optimizëm të kontrolleve të grave shtatzëna që mot të humbin përfitimet nga kontrollet e rregullta antenatale, ndërsa sipas nevojës të ulet numri i tyre dhe të sigurohet parandalim nga infektimi i pacientes me sëmundjen Kovid-19”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në suaza të rekomandimeve janë përfshirë edhe disa algoritme për shikueshmëri të lehtësuar të procedurave, të cilat duhet të merren te pacientet e dyshuar apo me infeksion të konfirmuar me koronavirus, edhe atë gjatë kontrolleve antenatale, triazh të pacienteve me simptoma për Kovid-19, hospitalizim të pacienteve me rrezik, mënyrë për përfundimin e lindjes dhe periudhës pas lindjes.

Broshura për gra shtatzëna dhe koronavirus është në dispozicion në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

Krahas broshurës, Ministria i thekson edhe rekomandimet e përkohshme për Kovid-19 dhe shtatzëni, në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe. ar/

Të fundit