25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Buhova: Nëse nuk paraqitet ndonjë lloj i ri i virusit në pranverë mund të kalojmë në një fazë më të qetë

Shifrat që i shoh në baza ditore deri më tani nuk i kanë kaluar 3.000, pres që të kemi një pllajë të rasteve të reja. Nëse nuk shfaqet ndonjë lloj i ri i virusit pres që në muajt e pranverës ose ka mesi i vitit të kalojmë në një fazë më të qetë, kështu janë edhe rekomandimet nga të gjitha virulozët botëror, tha për “Utrinski Brifing”, drejtoresha e Fondit Shtetëror të Sigurimeve Shëndetësore Irina Sotirova Buhova.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.746.689 testime të COVID-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 256.281, numri i të shëruarve është 227.492, numri i të vdekurve është 8.218 dhe numri i rasteve aktive është 20.571.

Të fundit