Bujar Osmani: Roli i BDI-së ishte kyç në rrugën drejt Bashkimit Evropian – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Bujar Osmani: Roli i BDI-së ishte kyç në rrugën drejt Bashkimit Evropian

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në konferencë për shtyp tha se “roli i BDI-së ishte kyç në rrugën drejt BE-së dhe se ka qenë mbrojtës i tre marrëveshjeve”.

Ai foli edhe për analizat se BDI si partner koalicioni në Qeveri i kërcënon partitë politike duke thënë se ata kanë kërcënuar, por jo për vete, por për interesin e qytetarëve në mënyrë që të rruhet rruga euro-atlantike e vendit.

“Edhe atëherë kur kishte dilema, BDI mbronte kursin euro-atlantik. Bisedohet për ndonjë kërcënim që po e bën BDI ndaj partive maqedonase edhe atëherë kur dy partitë politike ju bëjnë thirrje qytetarëve të fitojnë 61 vota që t’i mos i kërcënojë BDI. Nëse kërcënim është nevoja e zgjidhjes së emrit dhe nevoja e hapjes së rrugës drejt NATO-s, nëse kërcënoi është nevoja e nënshkrimit të marrëveshjes me Bullgarinë dhe miratimi i Ligjit për gjuhët që të qetësohen marrëdhëniet ndëretnike, po, BDI i kërcënonte, por asnjëherë për vete, asnjëherë për partinë, gjithmonë për interesat e qytetarëve”, tha Osmani duke shtuar se janë kushtëzuar formime të qeverive me këto çështje.

Ai koalicionin parazgjedhor mes LSDM dhe Besës e vlerësoi i joparimore./Telegrafi/

Related posts

Mjeku amerikan që po trondit botën: Askush nuk ka ndërruar jetë nga koronavirusi, janë manipulime…(VIDEO)

Televizioni Koha

Komuna e Çairit me automjet me megafon ju bën apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

Televizioni Koha

KSHZ do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe do tu dorëzojë certifikata deputetëve të zgjedhur

Televizioni Koha

Leave a Comment