18/04/2024
5.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bujar Osmani: T’i ndalohet hyrja në Maqedoni secilit që e mohon ekzistencën e popullit maqedonas

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pajtohet me idenë e presidentit Stevo Pendarovski, i cili tha se duhet t’i ndalohet hyrja çdokujt që sulmon identitetin maqedonas.

Osmani tha se kritikat ndaj tij nuk do ta ndalin që të kujdeset për të gjithë bashkësitë etnike në vend.

“Shpallje të ndalesave për qytetarët që ofendojnë. Këtë mesazh e dhashë në Sofje. Ne duhet të vendosim parim, kushdo që ofendon në territorin e Maqedonisë së Veriut, që do të mohojë ekzistencën e popullit maqedonas, ose do të tregojë pretendime territoriale, duhet t’i ndalohet hyrja e mëtejshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“Kushdo që jep deklarata që mohojnë sovranitetin e një vendi dhe që ka pretendime territoriale duhet t’i mohohet hyrja në të njëjtën ditë. Nga ana tjetër, askush nuk do të më dekurajojë që të kujdesem për të gjitha komunitetet, përfshirë edhe komunitetin bullgar”, tha Osmani.

Ndryshe, ndaj deklaratave të presidentit Stevo Pendarovski, ka reaguar ish-ministrja bullgare Ekaterina Zakharieva, e cila theksoi se presidenti i RMV-së iu shërben interesave të Serbisë dhe Rusisë./Telegrafi/

Të fundit