24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bujqit kumanovarë të interesuar për shfrytëzimin e mjeteve IPARD

Është i madh interesimi i bujqve nga rajoni i Kumanovës për marrjen e mbështetjes financiare përmes programit IPARD 2 me të cilin mund t’i modernizojnë fermat, thonë nga Zyra Rajonale e Agjencisë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë.

Vijon thirrja “Investime në mjete materiale të kooperativave bujqësore” për të cilin të interesuarit mund t’i marrin informacionet e nevojshme në Zyrën e Agjencisë, ndërsa afati i fundit për aplikim është 14 prilli.

“Me thirrjen janë përfshirë prodhimtaria blegtorale, përpunimi dhe marketingu i produkteve bujqësore, furnizim të fidanëve të pemëve, fidanëve të rrushit, mekanizëm i përfshirë. Vetëm traktorët nuk janë mjet i investimit. Artikujt janë shpenzuar, presin që nga viti i ardhshëm nëse zbatohet edhe Programi Ipard 3. Iu bëj thirrje të gjithëve që të drejtohen dhe të kërkojnë ndihmë rreth grumbullimit të dokumentacionit, përgatitjes së kërkesës, planit afarist, këshillave, informacioneve në lidhje me këtë shpallje dhe çka do që ka të bëjë me bujqësinë. Këtë e bëjmë falas për bujqit”, deklaroi udhëheqësi i Zyrës Rajonale, Xhabir Ramadani.

Aplikuesit duhet të kenë dokumentacion të kompletuar dhe të plotësojnë dhe dorëzojnë kërkesë adekuate.

“Mund të aplikojnë edhe bujq individualë dhe kooperativa bujqësore, janë regjistruar persona juridikë dhe fizikë. Financimi fillon me 60 për qind bashkëfinancim nga shteti dhe nëse bujku është më i ri se 40 vjet merr plus pesë për qind. Nëse ekonomia është në vendet malore mbështetja është 70 për qind. Është risi se ka 10 për qind plus për investim në lidhje me manipulimin me plehra, që ka lidhje me ruajtjen e mjedisit jetësor dhe përmbushjen e standardeve. Presim që të ketë mjaft aplikime”, tha Ramadani.

Nga Agjencia shpresojnë se shfrytëzimi i mjeteve IPARD 2 do të kontribuojë për cilësi dhe siguri të ushqimit, mbrojtjen e mjedisit jetësor, mbrojtjen gjatë punës, por edhe do të përmirësohen kushtet për jetë në mjediset rurale dhe do ta nxisin zhvillimin e ekonomisë rurale. MIA.fc/

Të fundit