19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bujqit të painteresuar për koperativat bujqësore

Bujqit e rajonit të Pollogut vazhdojnë që të jenë të painteresuar për të themeluar koperativa bujqësore. Edhe pse sipas Ministrisë së Bujqësisë, nëse themelohet koprativë bujqësore beneficionet janë më të mëdha për të marrë subvencione dhe për të zhvilluar bujqësinë, megjithatë kjo vështirë implementohet. Edhe pse ka patur të interesuar, megjithatë bujqit në fund janë tërhequr. Problemi është se bujqit nuk e kuptojnë se bëhet fjalë për bashkim të pronës dhe jo marrje të pronës. Interesimi është shumë I vogël, thotë  Afrim Serjani, udhëheqës i Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë .Ky është viti i pestë që bujqit ftohen që të aplikojnë për koperativa bujqësore, por pa sukses. Madje, interesimi është I vogël edhe në rajonet tjera të Maqedonisë Lindore, kurse në vendet e zhvilluara evropiane, koperativat kanë më shumë sukses.

“Problem paraqet pjesa praktike sepse pjesa administrative kompletohet, flasim këtu për dokumentet, sepse kur vijmë tek bashkimi i pronave jo marrja e  pronës, këtu është problemi, sepse kur bëhet aplikimi ai bëhet në emër të koperativës  dhe kur vijmë tek kjo pjesë shfaqen problemet dhe bujqit mënjëherë kalojnë në pikën e fundit, që nëse unë tërhiqem a mund të shfrytëzoj atë makineri.Pra, aty bujqit kanë hezitim se nuk mund të kenë zhvillim, por përkundrazi kanë zhvillim por mbetet në dorën e bujqëve se si do të veprojnë” tha Afrim Serjani, udhëheqës i Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë.

Në ndërkohë, gjithsej 4000 bujq nga rajoni i Pollogut  kanë aplikuar për të marrë naftë të gjelbërt.

“Deri më rani kemi dhënë më shumë se 50 përqind të kartelave për naftë të gjelbërt, apo 2200 kartela.Vitin 2021, ka patur më shumë të interesuar për shkak se informimi ka qenë më I mrië dhe tash kemi më shumë shfrytëzues sepse bujqit kanë më shumë nevojë për këtë se sa që u ofrohet, sepse kjo sasi që jepet nuk I plotëson nevojat, pasi që ky subevencion nuk është kushedi se sa I madh që bujqit të kenë shumë levërdi, por megjithatë është një ndihmë”, deklaroi Serjani.

Mbi 2500 bujq nga rajoni i Pollogut do të marrin kartela me naftë të subvencionuar në vlerë prej 8.5 milionë denarë. Përfitues të kësaj mase janë afër 50.000 bujq për të cilat Qeveria dhe Ministria e Bujqësis , kanë siguruar 250 milionë denarë përmes Agjencisë së pagesave./Tv Koha/

 

Të fundit