29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Buka, qumështi, vaji e orizi”, vendosen marzha tregtare prej 5 dhe 10% për disa produkte ushqimore bazë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp para Qeverisë tha se do të vendosen marzhe tregtare për 5 për qind në tregtinë me pakicë dhe shumicë për bukën, sheqerin, vajin për gati, përcjell TV21. Masa do të vjelë deri me 30 shtator. “Duke filluar nga nesër, pasi ë shpallet në Gazetën Zyrtare, përfshi 30 shtatorin e këtij viti, për bukën e bardhë, të prerë në copë ose të plotë, sheqerin e bardhë, vajin për gatim vendoset marzhë tregtare në lartësi prej 5% në tregtinë me shumicë dhe 5% në tregtinë me pakicë”, deklaroi Bekteshi.

Marzhë tregtare prej 10 për qind do të vendoset për produktet si mielli, makaronta, shpagetat, orizi dhe qumështi.

“Për miell të grurit. edhe tip 400 edhe tip 500, makarona dhe shpageta nga gruri i fortë, oriz i bardhë dhe qumësht vendoset marzhë prej 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë”, theksoi Bekteshi.

Të fundit