29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bulevardi “Bllagoja Toska”, përfundon këtë muaj

Për shkak të kushteve klimatike ka patur ndërperje të përkohëshme të punëve për ndërtimin e fazës së parë të bulevardit “Bllagoja Toska”, në Tetovë.Nga pushteti lokal në Tetovë thonë se 65 përqind të punëve janë kryer që në vjeshtë dhe këtë muaj pritet të vazhdojnë dhe të përfundojnë deri në fund të muajit mars. Kryetar i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi, është optimist se punët do të përfundojnë këtë muaj, edhe krahas vonesave për shkak të kushteve klimatike.

Nga ana tjetër pikërisht bulevardi Bllagoja Toska, ishte pjesë e përplasjeve të pushtetit me opozitën në komunën e Tetovës. Përderisa nga shumica në këshillin e komunës së Tetovës insistojnë se nuk do të ketë vonesa të paarsyeshme, nga opozita thonë se vonesat janë të pakuptimta. Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, pohojnë se nuk ka asnjë arsyetim që punët po zhagiten. Vonesat gjatë vitit të kaluar kishin të bëjnë se nuk ka patur skicë të vendosjes së infrastrukturës nëntokësore në vendin ku kryhen punimet. Shpesh herë kanë hasur në kabllo të rrymës elektrike dhe rrjet të kanalizimit por që nuk ka qenë në skicë dhe kjo ka shkaktuar vonesa gjatë realizimit të punëve.Poashtu, një vonesë tjetër kishte të bëjë edhe me shtëpinë e fundit që duhej të rrënohej për këtë fazë të bulevardit Bllagoja Toska, derisa komuna kishte ra në ujdi me pronarin e shtëpisë, që edhe ajo shtëpi të rrënohet.Ndërtimi i këtij bulevardi bëhet me mjete të TAV-it, kurse në një fjalim para këshilltarëve të komunës së Tetovës, kryetari Bilall Kasami, tha se këta mjete janë të qytetarëve dhe qytetarët e financojnë këtë bulevard.Për ndërtimin e bulevardit Bllagoja Toska, qytetarët presin dekada me rradhë që të çlirohen kaosi në komunikacion në rrugët tjera të qytetit të Tetovës.TV KOHA

Të fundit