29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bullgarët e mbyllën fabrikën që ndot Koçanin, 120 punëtorë mbetën pa punë!

Fabrika për letër “Pejper mil” në Koçan është mbyllur, kurse 120 të punësuar kanë mare njoftim se prej sot të mos vijnë në punë. Siç tha për “MIA” përgjegjësi në këtë kompani, Igor Tasevski, vendimi është marrë dje, kurse arsyeja për mbyllje është se nuk kanë përfitim për punë të mëtutjeshme, në qoftë se si energens vazhdon të përdoret metani. Ishte bërë edhe plan për 60 punësime të reja, në drejtim të zgjerimit dhe procesit prodhues, ku fillimisht duhej të investoheshin 1.5 milionë euro, kurse ishte paraparë që faza përfundimtare ta kapë vlerën prej 5 milion eurove. Sipas Tasevskit, e gjithë kjo nuk do të realizohet, sepse fabrika nuk ka mundur të punojë në bazë ditore-politike.

Së fundmi, para fabrikës u mbajtën protesta, kurse Inspektoratit të Mjedisit, gjatë kontrolleve të bëra konstatoi se kjo fabrikë e ndot mjedisin. I shqiptoi dëmin prej 20 mijë eurove dhe e detyroi kompaninë ta ndryshojë mënyrën e prodhimtarisë, respektivisht shfrytëzimin e energenseve (karburanteve) për furrat./TV21

Të fundit