25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bullgari: Dështon tentativa e fundit për krijimin e qeverisë së re

Vendi shkon në zgjedhje të reja – të pestat brenda dy viteve

Bullgaria sërish duhet të mbajë zgjedhje parlamentare, për të pestën herë në dy vitet e fundit. Socialistët, të cilët të fundit morën mandatin të formojnë qeverinë, pranuan se nuk kanë arritur të gjejnë partner të koalicionit.

Në Bullgari, gjatë pranverës, për të pestën herë brenda dy viteve do të mbahen zgjedhje parlamentare, pasi edhe Partia Socialiste nuk pati sukses në tentativat për të formuar Qeverinë.

Zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën më 2 Tetor 2022, përfunduan pa fitues, kurse sic percjell KlanM, dje socialistët njoftuan se kishin bërë përpjekje maksimale të marrin mbështetje me vendosjen e prioriteteve të qarta kombëtare, por kanë dështuar.

“Kërkuam zgjidhje ta tërheqim vendin nga krizat e panumërta, më së shumti nga kriza politike. Shqyrtuam të gjitha mundësitë dhe vendosëm që mandatin t`ia kthejmë Presidentit”, deklaroi liderja socialiste, Kornelija Ninova.

Në formimin e qeverisë së re, sic njofton KlanM, paraprakisht kishin dështuar edhe dy partitë më të mëdha – GERB dhe “Vazdojmë me ndryshimet” e ish-Kryeministrit, Kiril Petkov.

Kriza me qeverinë do të ndikojë në planet e Bullgarisë që t`i qaset Eurozonës në vitin 2024 dhe do të anulohen shumë nga reformat e nevojshme për luftën kundër korrupsionit, që sic percjell KlanM, me siguri do të parandalojë shfrytëzimin efikas të miliarda eurove nga fondet e BE-së për rimëkëmbje.

Presidenti bullgar, Rumen Radev, në afat prej dy muajve duhet ta shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të reja./KlanMacedonia

Të fundit