19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bullgari i rrahur ndryshoi deklaratën: Fillimisht tha se e kishin rrahur tre persona, e më pas se e kishte rrahur një person

I rrahuri Hristijan Pendikov, një burrë nga Ohri i cili deklarohet bullgar, ka ndryshuar dy herë deklaratën në polici se kush e ka goditur me grusht. Ai fillimisht ka thënë në polici se është rrahur nga tre persona, e më pas është rrahur nga një person. Për shkak të ndryshimit të deklaratës, i dyshuar është vetëm personi i cili tashmë ndodhet në paraburgim, ndërsa për dy të tjerët po mblidhen informacione.

Sipas informacioneve të “A1on”, kamerat do të jenë vendimtare për të zbuluar se nga sa persona është rrahur Pendikov, i cili tani po trajtohet në Bullgari. Ata zbulojnë se si ka nisur sherri, por edhe si ka përfunduar.

“I dëmtuari ka dhënë dëshminë e tij dy herë në procedurën e deritanishme dhe është në dispozicion të organeve të rendit. Përveç kësaj, ai ka interes ligjor për të marrë pjesë në procedurë. Prokuroria Publike nuk ka bazë ligjore për paraburgim të të lënduarit”, thonë nga Prokuroria e Ohrit.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar se pse është rrahur Pendikov. Ka informacione jozyrtare se ai është rrahur sepse është deklaruar bullgar. Ndërkohë dolën informacione se ai i njihte që më parë personat që e rrahën dhe shkak ishin faturat e papaguara.

Të fundit