16/04/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Kroacia mbështesin fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Shefat e diplomacive të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, Greqisë Den Dias, Rumanisë, Ramona Manesku dhe Kroacisë Gordan Grliq-Radman në takimin e mbajtur në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në mënyrë kategorike japin mbështetje për Maqedoninë e Veriut që t’i fillojë bisedimet me BE-në, së bashku me Shqipërinë.

“Jemi të bindur se do të jemi më të sigurt, më me prosperitet dhe më të pasur, vetëm nëse të gjithë vendet tona fqinjë bëhen anëtare të BE-së”, tha ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Greqisë, Den Dias theksoi se mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Shefi i diplomacisë së Rumanisë, Manesku i angazhoi Bullgarinë, Greqinë, Rumaninë dhe Kroacinë që të vazhdojnë të koordinojnë aktivitetet rreth politikave të zgjerimit të BE-së.

Mbështetje u mor edhe nga ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq – Radman, i cili mbështeti fillimin e negociatave të pranimit me Shkupin dhe Tiranën./Telegrafi/

Të fundit