25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bun: Anëtarësimi në BE në 2030, ambicioz

Anëtarësimi në BE në vitin 2030 është qëllim ambicioz, por jo joreal, thotë sekretarja franceze e shtetit për Evropë, Lorans Bun, e cila qëndron për vizitë në vend. Duke iu përgjigjur pyetjes për metodologjinë e re të zgjerimit të propozuar nga presidenti francez Emanuel Makron, ajo tha se Franca së fundmi ka kontribuar në zhbllokimin e perspektivës evropiane të Maqedonisë.

“Ka qenë ajo reforma e zgjerimit, sa i përket Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, dhe ajo reforma e zgjerimit është pikërisht në favor të favorizimit të dinamikës mes Bashkimit Evropian dhe vendit që i zbaton reformat, në mënyrë që të jetë më dinamike dhe më e arsyeshme sesa me metodologjinë e mëparshme. Prandaj, Franca ka besim në ambicien dhe qëllimin përfundimtar të kryeministrit dhe qeverisë maqedonase”, tha Lorans Bun – Sekretarja franceze e shtetit për Evropë.

Lorans Bun nga Shkupi tha se po dërgon mesazhe miqësie dhe inkurajimi në rrugën evropiane. Megjithatë, ajo shtoi se reformat dhe ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme. Nga ana tjetër, kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke folur për ndryshimet, urdhëroi deputetët të jenë në lartësinë e detyrës.

“Unë e di që vendimi i tyre nuk është i lehtë, por pres që ata të tregojnë sjellje shtetërorë dhe t’i mundësojnë vendit të ecë shpejt në rrugën evropiane. Sigurisht që ata kanë zgjedhjen që të lënë gjithçka të jetë ashtu siç është dhe ta lënë vendin në stagnim dhe pasiguri, por besoj se do të jenë në lartësinë e detyrës dhe do të marrin vendim që do të lejojë një të ardhme më të mirë”, u shpreh Dimitar Kovaçevski – kryetar i Qeverisë.

Kovaçevski gjithashtu tha se Franca aktualisht po udhëheq procesin e zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor. alsat.  Gazetar: Lluka Andreev

Të fundit