29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Burg prej dy vjet e gjysmë për profesorë nga Fakulteti ekonomik për “Erazmus”

Profesorët e Fakultetit ekonomik në Shkup, Sllave Ristevski dhe drage Janev janë dënuar me dy vjet e gjysmë burg, ndërsa kolegu i tyre Bobek Shuklev në dy vjet burg për rastin “Erazmus”, gjegjësisht për marrje të parave nga studentët për dhënien e provimeve. Demonstruesi Dragan Denkovski mori dënim me kusht prej dy viteve, ndërsa profesori Stojan Debarliev është liruar nga aktakuza.

Këshilli gjyqësor sot përveç dënimeve me burg, të dënuarve u shqiptoi edhe masë ndalese për kryerjen e veprimtarisë prej 10 viteve, ndërsa Denkovskit në kohëzgjatje prej pesë viteve.

Prokuroria i akuzoi të akuzuarit se në shumë raste gjatë vitit 2015 dhe 2016, duke e shfrytëzuar pozitën e saj kanë bërë vepra penale.

Profesorët e akuzuar Bobek Shuklev dhe Sllave Risteski akuzohen për marrje të ryshfetit dhe pranim të shpërblimit për ndikim të paligjshëm, Stojan Debarliev për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim, ndërsa demonstruesi Deagan Denkovski për dhënie të ryshfetit.Mia. fb/

Të fundit