25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Burgu i Tetovës me kushtet më të mira në shtet

Burgu I Tetovës që drejtohet nga Qefali Havzija vazhdon të mbetet burgu me kushte më të mira për të burgosurit dhe me disiplinën më të lartë. Kjo është konfirrmuar nga Avokati I Popullit, Naser Zyberi I cili ka thënë se “kushtet më të mira në shtet janë në burgun e Tetovës. Kushtet materiale në Institucionin ndëshkues-përmirësues Tetovë në pjesën më të madhe i përmbushin standardet e parapara, ku pajisjet dhe inventari janë të reja dhe të ruajtura. Por duhet cekur këtu se korrupsioni është zero, perdorimi i lendeve narkotike zero, kjo falë punës dhe strategjisë menaxhuese të drejtorit te burgut të Tetovës Havzija qe është shembull për Maqedoninë e Veriut se si duhet të jetë një burg dhe si trajtohen të burgosurit të cilët ndjehen si në shtëpitë e tyre. Dallimi mes burgut të Tetovës dhe burgjeve tjera në shtet është shumë I lartë madje të krijon përshtypje se je në një shtet tjetër. Në burgun e Tetovës ka vende special për kryerjen e riteve fetare, vende për aktivitete sportive dhe kulturore, për ndjekje të TV për të mësuar se çfarë po ndodh jashtë, madje orë për të parë filma dhe mësim në natyre. Të gjitha këto janë bërë me mundin dhe kontributin e drejtorit dhe ekipit të tij të ngushtë të cilët që në fillim mision kanë pasur që të burgosurit të ndjehen komod, të motivohen dhe të kuptojnë se pavarësisht dënimit ata duhet ti gëzojnë të drejtat e tyre. Vetëm Liria është ajo që u mungon atyre dhe ata e kanë kuptuar fare mirë se pikërisht Liria është gjëja më e çmueshme dhe për këtë njerëzit duhet të punojnë dhe të pendohen për veprimet e gabuara. Burgu i Tetovës me në krye drejtorin Qefali Havzija është i vetmi burg në shtet që ka organizuar turnir ne futboll, pastaj ne shah, koncert në hapësirat e burgut duke u rikujtuar atyre se aktivitetet kulturore sportive jane pjesë e punës dhe afrimit të njerëzve mes veti. “Edukatorët tanë çdo ditë punojnë për risocializimin e tyre, testime cdo dy jave, kontrolle te rendomta etj. Në të ardhmen do të vazhdojmë me projekte tjera që do të ndikojë në risocializimin e të dënuarve”.

Të fundit