19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bytyqi: Pa ndryshime strukturore dhe sistematike, nuk ka hapje të rrugës për rritje të dhe zhvillim të qëndrueshëm

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot nga konferenca “Viti i mundësive të reja” theksoi se pa ndryshime strukturore dhe sistematike nuk ka hapje të rrugës për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Bytyqi i është referuar masave dhe politikave që ndërmerr Qeveria në një periudhë kur po përballemi, siç theksoi ai, “me krizë serioze”. Ai në fjalën e tij vuri theksin në ristrukturimin e ekonomisë vendase si një proces i domosdoshëm, Planin e rritjes ekonomike dhe mbështetjen e investimeve, jo vetëm të huaja, por edhe vendore, mbështetjen për hulumtim dhe zhvillim të kompanive, si dhe zhvillimin e barabartë rajonal.

Momentalisht, informoi zëvendëskryeministri, po punohet në të ashtuquajturën specializim smart- dokument që do të japë kahet për lëvizjen e ekonomisë në sektorët që janë kyç dhe krijojnë vlerë të shtuar.

Ai madje iu referua edhe masave kundër krizës, duke theksuar se implementimi i tyre ishte i domosdoshëm për të ruajtur likuiditetin e kompanive si dhe të ruhen vendet e punës.

“Në vitin 2018 është miratuar Plani për rritje ekonomike me komponentë të zhvillimit afatmesëm i cili duhet të ndikojë në ristrukturimin e ekonomisë sonë. Filluam të mbështesim të gjitha investimet, pavarësisht nëse janë vendase apo të huaja. Me krenari mund të them se sot kemi çka për të treguar si rezultat. Qeveria nuk është e fokusuar vetëm në një nga parametrat – rritjen e BPV-së, por kyçe është nëse kompanitë mbështeten dhe nëse biznesi është i gatshëm të përgjigjet në sfidat që të sjellë rritjen dhe zhvillimin e dëshiruar. Vitin e kaluar e përfunduam me 560 milionë euro investime të huaja dhe për këtë përdorim zero mjete të qytetarëve tanë”, thekson Bytyqi.

Sipas tij, janë evident rezultatet në drejtim të zhvillimit të balancuar rajonal.

“Në vend që të thellojmë, zvogëlojmë hendekun mes rajoneve në vend. Nga viti në vit, rriten investimet jashtë rajonit më të zhvilluar që është një rezultat i shkëlqyer pas një procesi të mundimshëm”, nënvizon zëvendëskryeministri.

Të fundit