Capital T dhe familja Vula hapin dyert për të prekurit e tërmetit: Ju heqim të gjitha shpenzimet – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni Rajon

Capital T dhe familja Vula hapin dyert për të prekurit e tërmetit: Ju heqim të gjitha shpenzimet

Dy prej artistëve më të njohur në Shqipëri janë prekur shumë nga ngjarja e fundit që ka tronditur vendin tonë.

Capital T ka bërë një postim në Instagram ku ka lënë numrin e kontaktit dhe u ka bërë thirrje të gjithëve që kanë nevojë për ndihmë. Në videon e tij, reperi u thotë se do i heqë të gjithë shpenzimet duke u ofruar gjithçka i nevojitet në Prishtinë.

Të njëjtin veprim ka bërë dhe familja e artistit Ledri Vula. Ata kanë ofruar strehim dhe ushqim për të pastrehët e Thumanit apo Durrësit në apartamentet e tyre në Prishtinë. Numrat që kanë vënë në dispozicion për ti kontaktuar janë +383 45 505 399 dhe +383 45 798 888.

Nuk janë të paktë artistët që kanë reaguar dhe po mundohen të mbledhin fonde për të ndihmuar sado pak popullin shqiptar.

Si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 ballë që shkundi Shqipërinë në mëngjesin e së martës kanë ndërruar jetë 29 persona, ndërkohë që qindra të tjerë mbeten të plagosur.

Related posts

Sali Shasivari: Koha është e maskarenjve, por Tetova është e tetovarëve

Televizioni Koha

Mjeku Fadil Cana, në vizitë të pacientëve të cilët janë në vetëizolim shtëpiak

Televizioni Koha

Prej sot Ministria e Shëndetësisë një herë në ditë do të informojë për rastet e reja të Kovid-19

Televizioni Koha

Leave a Comment