28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Carovska: Brvenica për herë të parë do të bëhet me një kopsht fëmijësh me një kapacitet prej 80 fëmijëve

 

Ministrja e  Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe kryetari i komunës Enver Pajaziti ishin të pranishëm sot në aktivitetet e ndërtimit të kopshtit të ri në Komunën e Brvenicës. Objekti i ri siguron hapësirë ​​për 80 fëmijë, në vendbanime ku deri më tani nuk ka pasur kopsht.

“Me ndërtimin e këti kopshti në Komunën e Brvenicës, ku deri më tani nuk kishte asnjë institucion për përkujdesjen e fëmijëve, ne kemi arritur qëllimet strategjike për përfshirjen e fëmijëve, veçanërisht më të rinjtë në zonat rurale në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve. Qëllimi ynë përfundimtar është të rrisim përfshirjen e fëmijëve parashkollorë me 50%, pasi zhvillimi i hershëm i fëmijërisë është thelbësor për zhvillimin e mëtutjeshëm të secilit fëmijë. Si Qeveri ne vazhdojmë t’i përkushtohemi vetes për të planifikuar dhe investuar në të ardhmen e vendit tonë “, tha Carovska.

MPPS ka ndarë fonde për ndërtimin dhe pajisjen e kopshtit në Brvenicë në vlerë prej rreth 26.6 milion denarë.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon të përmirësojë kushtet dhe cilësinë e mbrojtjes së fëmijëve. Nga maji 2017 deri në maj të këtij viti, MPPS ka investuar në ndërtimin, rindërtimin dhe pajisjen e gjithsej 31 objekte  lehtësuese për mbrojtjen e fëmijëve. Ndërtimi dhe pajisja e 12 ndërtesave të tjera është duke u zhvilluar. Në të njëjtën kohë, ne po rrisim kompetencën profesionale të stafit dhe po rivendosim dinjitetin e profesionit të arsimtarit duke rritur pagat me një mesatare prej 16% dhe  5% shtesë të pagës së shtatorit që do të paguhet në tetor.

Të fundit