25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Carovska: E kthejmë besimin dhe bashkëpunimin mes kompanive dhe shkollave profesionale

Me fushatën “Mëso mençur, puno profesionalisht” pas shumë viteve po ripërtërihet lidhja dhe po kthehet bashkëpunimi dhe besimi mes shkollave të mesme profesionale dhe kompanive, vlerëson ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Për programin e mëngjesit në TV Sitel, ajo tha se deri vitin e kaluar ka pasur vetëm 11 paralele të dyfishta, ndërsa tani po hapen 97.

“Kompanitë të cilat janë përfshirë në këtë proces, do të ndërmarrin një pjesë të obligimit për mbajtjen e mësimit praktik. Kjo mund të shihet edhe në vet thirrjen, ku qëndron saktë se në cilën paralele, cila kompani do të mundësojë praktikë për nxënësit. Ashtu që, ata janë punëdhënës potencial. Për këtë shkak kur jeni në kompani, jo vetëm se e përfitoni shkathtësi për punë, ose për profesionin, por edhe e mësoni kulturën dhe dinamikën e punës, njoftoheni me punëdhënësin dhe shumë lehtë do të pranoheni për punë të mëtejme në atë kompani”, tha Carovska.

Ministrja tha se MASH ndërkohë ka krijuar politikë tërësisht të re për bursa për nxënësit e shkollave të mesme, në pajtim me të cilën, për vitin e ri shkollor janë paraparë 2.000 bursa me vlerë prej 3.500 denarë në muaj për nëntë muaj në vit, për të gjithë që do të regjistrohen në paralele të dyfishtë ose në arsimin trevjeçar profesional. Dyqind bursa me vlerë prej 2.200 denarë në muaj për nëntë muaj në vit do t’u ndahen nxënësve të regjistruar në vitin e parë të drejtimeve të deficituara, si: elektroteknik, makinerik, hotelieriko-turistik, ndërtimtaro-gjeodet, bujqësoro-veterinar dhe tekstil dhe lëkurë.

“Ky është motiv i shkëlqyeshëm për nxënësit që të edukohen, e në të njëjtën kohë edhe të realizojnë të ardhura shtesë”, tha Carovska.

Të fundit