25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Carovska: E ndjekim situatën me Kovid-19 në shkolla, prioritet më i lartë është të mbeten të sigurta dhe të hapura sa më gjatë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot u takua me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në Manastir. Në takim, në të cilin mori pjesë edhe kryetarja Natasha Petrovska, biseduan për rrjedhën e mësimit me prani fizike në kushte të pandemisë, për reformat në shkollën fillore dhe për procesin e avancimit të arsimit të mesëm profesional.

Siç njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Carovsa në takim theksoi se ky vit shkollor filloi me prani fizike dhe shtoi se është vit në të cilin zbatojmë programe krejtësisht të reja në klasën e parë dhe të katërt.

“Deri më tani i gjithë procesi rrjedh sipas planit të paraparë dhe dinamik për çka jeni meritor ju drejtorët dhe vetëqeverisjet lokale të cilët me përkushtim punonit në kohë që t’i përgatitni shkollat dhe t’i siguronit kushtet e nevojshme me qëllim që të kemi vit të suksesshëm shkollor. Do të doja të falënderoj edhe mësimdhënësit të cilët i kaluan trajnimet e nevojshme dhe tashmë po përshtaten me konceptin e ri. Gjithashtu, të gjithë bashkë vazhdojmë syhapur ta ndjekim situatën me Kovid në shkolla, e cila për momentin është e qëndrueshme dhe besoj se me respektimin dinjitoz të masave, shkollat do të jenë të sigurta dhe sa më gjatë të hapura për nxënësit”, tha Carovska.

Drejtorët në takim thanë se të gjitha sfidat i zgjedhin shpejtë dhe me përgjegjësi sepse prioritet i tyre është që nxënësit dhe mësimdhënësit të kenë kushte adekuate dhe resurse për mësim të pandërprerë. Ata theksuan se plani dhe protokollet respektohen në mënyrë dinjitoze dhe se përqindja e nxënësve të infektuar dhe mësimdhënësit në shkollat e Manastirit është i vogël.

Sipas raportit të fundit të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, situata me Kovid-19 në shkolla në shtet është stabile, ndiqet në nivel ditor dhe sipas vlerësimeve të Shtabit Kryesor Koordinues të Krizës për momentin nuk ka nevojë për ndryshim të modelit për mënyrën e zhvillimit të mësimit sepse nuk ka transmision intern të virusit në shkolla.

“Në takim u konstatua edhe se sistemi arsimor është i gatshëm edhe për skenarët e tjerë rezervë, nëse paraqitet nevoja për zbatim të tyre. Drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme konfirmuan se i kanë të gjitha resurset e nevojshme për kalim të shpejtë në mësim onllajn, nëse ka ndonjë vendim për këtë”, thuhet në kumtesë.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të mara nga shkollat, në bazë ditore numri i nxënësve të sapoinfektuar lëviz prej 0,01 deri 0,03 për qind nga gjithsej 240 mijë nxënës, që është përqindje shumë e rëndësishme. Është vaksinuar edhe mbi 72 për qind nga kaudri mësimor, që është gati dyfish më shumë se mesatarja nacionale.

Të fundit