25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Carovska: Fëmijët që nga mosha më e vogël duhet të fitojnë shprehi për mbrojtje të mjedisit jetësor

Atë që sot e bëni me promovimin e ekologjisë në arsimin parashkollor ndoshta është intervenim i vogël në një kopsht, por është investim i madh për bashkësitë dhe për të ardhmen. Kjo duhet të jetë nxitje që aktivitetet e tilla të bëhen aktivitete të rregullta në të gjitha kopshtet. Këtë sot e theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, e cila bashkë me zëvendësministrin Gjonul Bajraktar, kryetarin e Çairit Visar Ganiu dhe ambasadoren zvicerane Sibil Suter Tehada sot morën pjesë në ngjarjen e parë edukative të projektit “Të pastër dhe të shëndetshëm” që do të zbatohet në kopshtet përgjatë Komunës Çair.

Zbatimi i projektit me të cilin përforcohet vetëdija për mjedis ekologjik filloi në kopshtin “Fidani” dhe ofron përmbajtje edukative të dedikuara për fëmijët e moshës parashkollore.

“Ne si Qeveri me të vërtetë investojmë në arsimin parashkollor dhe këtë e ndjeni të gjithë. Investojmë në infrastrukturën e kopshteve, në përforcimin e kuadrit dhe në rritjen e pagave të edukatorëve dhe kopshteve. Punojmë në krijimin e programeve cilësore për punë me fëmijë. Nëse këtu nuk bëjmë programe mjaftueshëm cilësore dhe nuk i përforcojmë fëmijët tanë në moshën më të re atë do të arrijnë më pak rezultate edhe në shkollën fillore edhe në shkollën e mesme edhe më tutje në tregun e punës. Një nga segmentet është edhe mjedisi jetësor dhe unë jam e sigurt se edukimi i tillë do të japë rezultate pozitive në mbrojtjen e përditshme të mjedisit jetësor”, tha Carovska.

Ministrja Carovska në fjalimin e saj theksoi se është shumë me rëndësi që fëmijët që nga mosha e hershme të mësojnë dhe të arrijnë shprehi pozitive me të cilat të gjithë bashkë do ta rrisim vetëdijen ekologjike.

“Mënyra kreative e transmetimit të njohurive mbi pastërtinë e ambientit jetësor përmes librave të ilustruara, video materialeve edukative dhe aplikacioneve argëtuese padyshim se i kanë munguar metodologjisë edukative që aplikohet në kopshtet për fëmijë. Tani më lehtë dhe me efikasitet më të madh, edukatoret dhe në veçanti prindërit do të mund të mbjellin dashurinë për ambientin jetësor në zemrën e fëmijëve dhe do të stimulojnë sjelljen e duhur shembullore tek ta”, u shpreh kryetari Ganiu në fjalimin e tij.

Projekti “Të pastër dhe të shëndetshëm” është i financuar nga ana e “Civica Mobilitas” dhe është zbatuar nga ana e “Balkan Ekonomik Forum” (BEF) në bashkëpunim me Komunën e Çairit. Qëllimi themelor i ngjarjeve edukative është që përmes lojës dhe zbavitjes të ndikohet ndaj ngritjes së vetëdijes te fëmijët për mjedis të pastër jetësor.

Të fundit