23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Carovska: Inspektorët në kontrolle të përforcuara, punëtorët dhe kompanitë t’i respektojnë protokollet

Qeveria bën përpjekje maksimale që të arrijë një ekuilibër në mbrojtjen e punëtorëve dhe funksionimin e kompanive, theksoi sot zëvendëskryeministrja e angazhuar për Çështje Ekonomike Milla Carovska në takimin “Zoom” me përfaqësues të organizatave civile “Glasen tekstilec”, Komitetin e Helsinkit, FSHHM dhe organizata të tjera, si dhe me kryetaren e Këshillit të Inspektimit dhe me drejtorët e Inspektoratit të Punës dhe të Tregut.

Ajo bëri apel për prani të përforcuar të inspektorëve në terren dhe protokollet në kompanitë hotelerike, transport të punëtorëve dhe në uzinat e prodhimit.

Në takim, siç kumtuan nga Kabineti i zëvendëskryeministres, është diskutuar për zbatimin e masave dhe rekomandimeve të Qeverisë në pjesën e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve, për mbikëqyrjet e inspektimit, respektimin e protokolleve nga ana e punëtorëve dhe kompanive veçanërisht në Shtip dhe Tetovë ku ka paraqitje të klasterëve në disa subjekte juridike.

Takimi është shfrytëzuar që organizatat civile të japin propozime që do të ndihmojnë në vendosjen e masave të reja për përballje më të lehtë me krizën shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga Kovid-19.

“Takimet e rregullta me organizatat civile dhe udhëheqësin e inspektorateve mundëson shkëmbim në kohë dhe të shpejtë të informacioneve, si dhe mundësi për veprim të koordinuar në terren të shërbimeve të inspektimit”, theksoi Carovska. ar/

Të fundit