25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Carovska lëvdohet për librat digjital, prindërit ankohen se fëmijën nuk kanë marrë tabletë

Koncepti i ri i mësimit me libra digjitalë në klasën e 4, për Ministren e Arsimit Milla Crovskës është sukses. Sipas sipas saj gjithçka po shkon si duhet dhe vitin shkollor e filluan të përgatitur. Carosvska thotë se janë siguruar 3000 tabletë në të gjitha komunat të cilat nuk kishin mjete për të njëjtat.

“Sistem i përkryer nuk ekziston, por ky është fillim i krijimit të një sistemi më të mirë arsimor, jam e lumtur që të gjithë janë entuziastë në këtë pjesë. Gjithsesi se kemi sfida në bazë ditore, por i tejkalojmë. Ministria jo vetëm që i përgatiti të gjithë ato komisione pune, edhe librat por edhe u furnizuan tabletë shtesë dhe tabletë digjitalë për komunat që nuk kanë mjete financiare”, tha Carovska.

Por nga një vëzhgim në terren në Komunën e Kërçovës, TV21 vërejti se jo të gjithë nxënësit kanë tabletë. Vizituam disa shkolla të kësaj komune, e nga bisedat me drejtorët morëm vesh se në çdo shkollë ka mungesë të tabletëve. Këtë e vërtetojnë edhe prindërit, duke e quajtur projektin si eksperiment, sepse nxënësit as nuk janë të furnizuar me pajisje elektronike për të ndjekur këtë lloj mësimi. Prindërit detyrohen që fëmijëve t’ua fotokopjojnë që të mund ta vazhdojnë procesin mësimor.

“Të them të drejtën më duket si eksperiment, duke pasur parasysh se nuk ishim të përgatitur ne si prindër dhe nuk ishim të njoftuar se si do të jetë sistemi i ri arsimor. Sa u takon pajisjeve të them të drejtën jo çdo familje është e gatshme, jo për rastin tim konkret por nuk janë gjithë të gatshëm dhe nëse është e domosdoshme duheshe të parashihet që të gjithë fëmijët ta kenë atë pajisje qoftë iPad, “Smart tabletë” ose diçka tjetër. Unë mendoj se klasat nuk i plotësojnë kushtet për një sistem të këtillë”.

“Asgjë nuk kanë, as laptop, as asgjë dhe fëmijët nuk kanë as transport çka t’ju them tjetër. Atë që e thonë askund nuk është nuk kanë as të ardhura fëmijët. Mësojnë vetëm me fletore vetëm me ata me çka tjetër të mësojnë nuk kanë asgjë as laptopa as tabletë”.

E nxënësit si duket e kanë më të lehtë të mësojnë me libra.

Nxënës: Me libra. Me libra.
Gazetare :Nuk doni të mësoni me iPad dhe kompjuter?
Nxënës: Jo!

Nëpër shkollat e vendit përveç mungesës se tabletave ka edhe mungesë librash shkollorë. Edhe ato libra që nxënësit i kanë marrë, shumica janë të shkarravitura. E për këtë ministrja Carovska fajin ia lë drejtorëve të cilët nuk kanë kërkuar libra nga Ministria.

Të fundit