21/05/2022
24.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Carovska paralajmëron dënime për shkollat që nuk do t’i respektojnë vendimet e Qeverisë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës sot tha se Vendimet e Qeverisë janë të qarta dhe se të njëjtat duhet të respektohet për shkak se janë në interes të shëndetit publik. Ajo paralajmëroi gjoba të mundshme në rast se nuk respektohet ligji.

“Unë bisedova me kryetarin e Komunës së Dibrës dhe kemi qëndrim të njëjtë, kryetari i komunës thotë se në gjimnazin e Dibrës nuk do të ketë mësim me prezencë fizike dhe se do të respektohen vendimet qeveritare”, tha Carovska pas takimit të saj me kryetarin e Dibrës, Hekuran Duka.

Ajo thotë nuk do të ketë bojkotim të plotë në asnjë shkollë dhe se vetëm disa klasa bojkotuan mësimin.

“Momentalisht nuk ka bojkotim të plotë në asnjë shkollë”, tha Carovska duke thënë se kanë kaluar vetëm dy ditë me mësim online ndërsa nxënësit do të përshtaten./Telegrafi/

Të fundit