19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Carovska: Periudha e shpenzimit të mjeteve nga kartelat pagesore vendore do të jetë e shkurtër nëse nuk gjendet zgjidhje tjetër

Ankesat për kartelat pagesore vendore nuk do të dështojnë, qytetarët do ta realizojnë të drejtat e tyre, por periudha e shpenzimit të mjeteve do të jetë më e shkurtër nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje tjetër, tha sot zëvendëskryeministrja e Çështjeve Ekonomike Mila Carovska.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Carovska sqaroi se aktualisht Qeveria nuk ka fuqi të zgjasë afatet e përdorimit të kartelave sepse ato përcaktohen në dekrete me fuqi ligjore.

“Dekretet u miratuan në situatë të jashtëzakonshme. Tani jemi në një situatë ndryshe. Nëse Kuvendi krijohet më shpejt dhe nëse bëhet ndryshim i caktuar ligjor, por mendoj se është shumë e ndërlikuar të bëhet tani. Mund të hapet si diskutim në Qeveri, nëse ekziston një qëndrim i caktuar mund ta prezantojmë, por afatet janë të përcaktuara me dekrete me fuqi juridike, të cilat ne nuk kemi fuqinë t’i ndryshojmë në këtë momente. Autorizimet dhe fuqia ynë në këtë moment nuk janë të tilla”, theksoi Carovska.

Zëvendëskryeministrja theksoi se së shpejti pritet formimi i qeverisë dhe përbërje parlamentare, në mënyrë që të mund të miratohet pakoja e katërt e masave për mbështetje ekonomike.

“Në këtë moment, Qeveria nuk ka fuqinë të sjellë dekrete ose pako mbështetëse, por presim të formohet shpejt qeveri e re, të krijohet shumicë parlamentare dhe kështu të krijojë paketën e katërt të mbështetjes për qytetarët që u paralajmërua, por edhe të ndërmarrjeve në nevojë ose sektorëve më të cenueshëm. Programi i mbështetjes së investimeve aktualisht është duke u zhvilluar, dhe shumë ndërmarrje po aplikojnë në Ministrinë e Ekonomisë për konkurrencë. Është mirë të përdoren këto fonde për zhvillimin e kompanive që kanë vendosur të investojnë në këtë periudhë”, tha Carovska.

Në përfundim me 25 korrikun janë lëshuar 300.000 kartela vendore pagesore. Të gjitha ankesat janë përpunuar dhe nga gjithsej 46.000 të parashtruara janë pranuar 9.200. sn/

Të fundit