28/06/2022
30.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Carovska: Përvoja e vitit të kaluar na tregoi se shkollat nuk janë transmetuese të virusit, mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve të respektojnë vazhdimisht protokollet

Vendimi që u mor është viti shkollor të fillojë me praninë fizike.Unë mund të flas për gjërat që janë miratuar deri më tani dhe për të cilat po përgatitemi, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska e ftuar në “Verën e nxehtë politike” në televizionin Kanal 5, për mënyrën sesi do të fillojë viti i ri shkollor transmeton Tetovasot .

“Si Ministri e Arsimit dhe e Shkencës, i propozuam tre skenarë Qeverisë në qershor. Prindërit dhe shkollat u informuan për skenarët e njëjtë. Shtabi i Përgjithshëm Koordinues dha gjithashtu mendimin e tij. Gjithashtu, rekomandimet e UNICEF dhe OECD janë që shkollat të hapen së pari dhe të mbyllen të fundit. Sepse interesi më i rëndësishëm i fëmijës është e drejta për të mësuar. “Vitin e kaluar treguam se me prani 40% të nxënësve në shkolla, shkollat nuk janë transmetuese të virusit,” tha Carovska..

Ministrja theksoi se si shtet vitin e kaluar, shkollat u monitoruan për tetë muaj, të cilat vepruan me shumë përgjegjësi ndaj protokolleve dhe ato u respektuan si nga mësimdhënësit, edhe nga prindërit poashtu edhe nga nxënësit.

“Dëshmia për atë që mësimi me prani fizike mund të zhvillohet sipas protokolleve është viti i kaluar, për shkak të kësaj protokollet janë pothuajse identike. Ka disa ndryshime të vogla në zbatimin e mësimit me prani fizike ndërsa vitin e kaluar nuk ka pasur raste të përhapjes së sëmundjes . Atë e konfirmoj Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë. ” Me të vërtetë mendoj se në të njëjtin nivel përgjegjësi do të jenë drejtorët, mësimdhënësit dhe nxënësit,” tha Carovska.

Ministrja theksoi se janë paraprë përjashtime për mungesën e mësimit me prani fizike. Ato i referohen fëmijëve që kanë sëmundje kronike, fëmijëve prindërit e të cilëve ose anëtarët e tjerë të familjes kanë sëmundje kronike, por ka edhe arsye jo mjekësore për të cilat shkolla vetë do të vendosë.

Të fundit