28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Carovska: Të tërhiqen librat për shkollim të lartë që kanë përmbajtje diskriminuese

-Është turp që në shekullin 21 nxënësit të vazhdojnë të mësojnë nga libra me përmbajtje diskriminuese, ndërsa ne të presim që ata të bëhen qytetarë pro-aktivë që respektojnë të drejtat e njeriut dhe të luftojnë për barazi gjinore, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në konferencën e sotme për shtyp.

Carovska bëri thirrje deri tek institucionet kompetente për materialet në shkollimin e lartë gjithashtu të tërheqin botimet me përmbajtje diskriminuese.

“Ne nuk kemi kompetenca mbi librat e shkollimit të lartë, por kemi kompetenca për librat në shkollat fillore dhe të mesme dhe tashmë keni parë që kemi tërhequr disa prej botimeve për shkak të përmbajtjeve diskriminuese. Unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që janë kompetent për këto libra që të tërheqin të njëjtat”, deklaroi Carovska.

Të fundit