30/11/2023
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çdo ditë nga një grua në RMV humbet betejën me kancerin e gjirit, rritet edhe numri i të diagnostikuarave

Shkaku më i shpeshtë i vdekjeve nga neoplazmat malinje te femrat në periudhën 2010-2022 është neoplazma malinje e gjirit, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (IShP). Sipas të dhënave të paraqitura sipas viteve, vihet re se si numri i rasteve të reja ashtu edhe numri i vdekjeve janë në rritje, në ndryshim nga vitet e mëparshme, transmeton Portalb.mk.

Kështu, në vitin 2010 kanë vdekur 310 gra nga neoplaplazmat malinje të gjirit, ndërsa në vitet në vijim mesatarja është rreth 280 gra në vit. Numri i vdekjeve u rrit në vitin 2016 – 338 vdekje, dhe vitin e kaluar ishte kulmi – 356 gra humbën betejën me kancerin e gjirit.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, edhe vdekshmëria nga kanceri i gjirit është dukshëm në rritje. Në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2022, shkalla e vdekshmërisë është rritur me 8.5 për qind.

Në vitin 2010 ka qenë 30 për qind, më pas ka pasur rënie të vdekshmërisë, kështu që në vitin 2016 ka shkuar në 32.7 për qind dhe më pas ka tendencë për rritje. Kulmi i shkallës së vdekshmërisë ishte vitin e kaluar dhe ishte 38.5 për qind.

Në të njëjtën kohë, në vend është e pamundur të caktohet termin për mamografi dhe eko të gjirit në shëndetin publik. Sistemi Termini im tregon se në tre muajt e ardhshëm nuk ka asnjë takim të vetëm për gratë që të bëjnë ekzaminime rutinë parandaluese. Muaji tetor është muaji i rritjes së ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, me qëllim stimulimin e grave që të kryejnë kontrolle të rregullta, por kjo në mënyrë sistematike rezulton e pamundur.

Nga ana tjetër, për të caktuar eko dhe mamografi të gjirit në njërën nga klinikat private kushton më shumë se 6000 denarë, para që jo çdo grua mund t’i paguajë.

Të fundit