16/04/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çerneva: Trazirat në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe RMV-së janë në interesin e Rusisë

Trazirat në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë në interes të qëllimeve ruse. Kështu ka thënë për “BTV” ish-këshilltarja e kryeministrit bullgar Kiril Petkov, Vesela Çerneva.

“Çdo trazirë e tillë në marrëdhëniet dypalëshe jo vetëm që e bën të pamundur përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por është gjithashtu në interesin e Moskës”, tha Çerneva.

“BE do të rregullojë marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kur të fillojnë negociatat për anëtarësim. Maqedonia e Veriut ende nuk i ka filluar negociatat sepse kishte kusht që bullgarët të përfshiheshin në Kushtetutë. Ky ndryshim nuk ka ndodhur ende, kërkon 2/3 e votave të Kuvendit të Maqedonisë”, sqaroi Çerneva.

Sipas saj, emrat e klubeve bullgare në Maqedoni janë zgjedhur në atë mënyrë për të provokuar palën tjetër.

“Kur hap një klub për të qenë urë për ngrohjen e marrëdhënieve, nuk e bën për të ofenduar palën tjetër”, shtoi Çerneva.

Sipas saj, “për shembull, emri “Car Boris i Tretë” u kujton maqedonasve Luftën e Dytë Botërore, kur kishte trupa pushtuese nga Bullgaria”.

“Historikisht, secili ka ndjeshmëritë e veta. Këtu lind pyetja se çfarë bën diplomacia, sepse kjo është detyra e saj, të ndërtojë ura dhe të zgjidhë problemet para se ato të bëhen fizike”, tha ajo.

Të fundit