24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Çështje orësh”, Presidenti i Këshillit Europian: Po mundohemi të zhbllokojmë veton bullgare, për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, ka reaguar sërish për sa i përket integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Dy vendet po mbahen “peng” për shkak të vetos që ka vendosur Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut dhe rrjedhimisht ndaj Shqipërisë.

Charles Michel ka theksuar se krerët e BE po mundohen që të zhbllokojnë veton bullgare për çështje orësh për të çliruar rrugën për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai njofton se është zhvilluar një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor ku është diskutuar mundësia për të rigjallëruar procesin e dialogut me Ballkanin Perëndimor.

“Ne kemi këtë dëshirë të fortë për të vazhduar të përparojmë. Në veçanti, ne mbetemi shumë të angazhuar, përfshirë edhe orët në vijim, në lidhje me këtë mosmarrëveshje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.” thekson Charles Michel.

Presidenti i KE shton se Parlamenti bullgar me siguri do të duhet të mbajë qëndrime në orët e ardhshme dhe shpresojmë se kjo do të ndihmojë në çlirimin e procesit të negociatave jo vetëm me Maqedoninë e Veriut, por edhe me Shqipërinë, e cila është drejtpërdrejt e shqetësuar nga ky diskutim.

Të fundit