27/06/2022
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çfarë dëshiron të shpëton LSDM e çfarë VMRO-DPMNE me ligjin për prokurorinë publike?

Parlamenti i Maqedonisë të martën me 57 vota pro, miratoi nevojën për Ligjin për Prokurorinë Publike në kudër të së cilit pritet të zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale Publike. Deputetët e partisë maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE edhe pse ishin të pranishëm në sallë, nuk votuan, shkruan Zhurnal.

Dallimet mes pushtetit dhe opozitës vazhdojnë të jenë të thella sa i përket ligjit në fjalë, veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me zgjidhjen e statusit të Prokurorisë Speciale dhe vazhdimit të rasteve për të cilat ka ngritur hetime Specialja.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska, ka akuzuar opozitën se çështjet që i ka ngritur Prokuroria Speciale Publike, nuk dëshiron të mbyllen me efikasitet.

Por, opozita maqedonase VMRO DPMNE, ka bërë të ditur se do të jetë e gatshme të mbështesë Ligjin për Prokurori vetëm nëse krijohet mundësi që përmes një debati cilësor në Parlament.

Por çfarë realisht dëshiron të shpëton LSDM e çfarë VMRO me ligjin për prokurorinë publike?

Njohësit e rrethanave politike në vend thonë se të dy partitë të rëna keq në grackë, duan të bëjnë vetëm një gjë, kompromis për të shpëtuar të dyja palët vetveten. Gazetari Urim Saliu për Zhurnal shprehet se Katica Janeva na mësoi se si nuk duhet të jetë prokuroria publike.

Sipas tij fakti që ajo është në paraburgim i thotë të gjitha.

“Dy partitë maqedone nuk kanë arritur akoma të merren vesht për ligjin për prokurorinë dhe këtë vakum ato e shfrytëzojnë për t’u përplasur politikisht për rejtingje. Por të dy partitë të rëna keq në grackë duan të bëjnë një gjë, mbase një kompromis të madh për të shpëtuar të dyja palët vetveten. Këtu faktori ndërkombëtar po e sheh me kujdes këtë situatë alarmante. LSDM nuk mund të rrijë në pushtet me figura të komprometuar dhe VMRO në anën tjetër e pareformuar dhe akoma po me njerëz të përlyer keq dhe abuzues, nuk mund të vijë në pushtet. Maqedonia e Veriut dhe sistemi i drejtësisë nuk mund më të shpëtohet përmes këtyre figurave politike që duan të ia hedhin paqtë. Vetëm ndërkombëtarët mund t’a shpëtojnë këtë proces me një kryeprokurorë të tyre. Të tjerëve askush nuk u beson më. Ne s’kemi nevojë për një Katica tjetër”, ka deklaruar për Zhurnal, gazetari Urim Saliu.

Juristi Andrej Bozhinovski për Zhurnal thotë se edhe pse bisedimet për fillimin e negociatave me Komisionin Europian varet nga sjellja e këtij ligji, supozohej se do të vërejmë konstruktivitet nga partitë.

Së pari, sipas tij për t’u përshëndetur janë deklaratat e prof.Deskoska për gjetjen e një plani B në rast se ligji nuk kalon dhee me këtë u tregua pragmatizëm politik.

“U priste mos pasje e konsensusit sa i përket ligjit të PP-së përshkak deficitit demokratik të opozitës dhe ekipit negociues për këtë ligj, si dhe mos vullneti njëherë e përgjithmonë të pastrojnë gruevizmin në vet partinë. Sa i përket ligjit, vordingut të përdorur legalistik nuk është i keq, por nuk është as konkret. Përdorimi i bombave të ngelura nuk është paraparë edhe pse fella akademike dha bazë teoriko-praktike për përdorimin e tyre, e as nuk janë dhënë garanca shtesë për mbrojtjen e Prokurorisë së re në rast të përsëritjes të ndonjë skenari – Zvrlevski. Duhet të kuptojmë se me mosdënueshmërinë nuk ka lojëra, duhet të tregohet pragmatizëm më i lartë juridik dhe politik”, ka theksuar për Zhurnal, juristi Andrej Bozhinovski.

VMRO-DPMNE Insistojnë që në ligjin e ri të mos ekzistojnë dispozita të cilat do t’i japin kompetenca Prokurorisë së re që të hetoj raste duke u bazuar në indikacionet që dalin nga përgjimet, dhe këtu shifet një tendencë që kjo parti dëshiron ti shpëton nga hetimet ish funksionarët e tyre që janë të përfshirë në përgjimet. Pavarësisht se nuk duan që të vazhdohen lëndët, kërkojnë që edhe ai prokuror i cili do t’i vazhdonte lëndët të propozohet nga opozita, gjegjësisht nga ata.

Të fundit